Gjirokastër/ Mësimi në shkolla me turne, shkak ngarkesa e madhe dhe mungesa e investimit

Dy nga 14 institucione arsimore që egzistojnë Bashkinë e Gjirokastrës, kërkojnë ndërhyrje urgjente. Ngelet për t’u parë nëse shkollat “Urani Rumbo” dhe “Cajupi” do të jenë gati për të pritur nxënësit këtë vit të ri shkollor apo jo.

Për drejtorin e Agjencisë së Mirëqënies dhe Kujdesit Social në bashkinë e Gjirokastrës, Armand Mamani, veç këtyre dy shkollave 9-vjecare, pjesa tjetër e mbetur janë të gatshme për të startuar sezonin e ri arsimor për të pritur nxënësit.

Problem mbetet edhe gjimnazi “Asim Zeneli” i cili është në gjendje shumë të amortizuar ç’ka do ta bëjë të vështirë aktivitetin e shkollës përgjatë semestrit të dytë.

Gjithë institucionet arsimore janë gati për fillimin e vitit të ri shkollor. Ka probleme në disa pika, ndonjë lagështi që është krijuar për shkak të dëmtimeve. Dy-tre shkolla ku ka lagështirë nuk themi që nuk mund të zhvillohet procesi mësimor. Janë disa klasa në shkollën Çajupi dhe ku ka lagështirë, këto janë pikat që ne i mendojmë si emergjente. Qendra Kulturore e fëmijëve ka probleme me lagështirën. 

Armand Mamani drejtori i Agjencisë së Mirëqënies dhe Kujdesit Social  

Lëvizjet demografike të viteve të fundit dhe dyndja drejt qytetit po mbyll dita-ditës shkollat rurale përreth Gjirokastrës. Ndërsa dy shkollat dhe kopshti në lagjen “18 Shtatori” në qytet po punojnë mbi kapacitetin. Mësimi prej vitesh zhvillohet me turne.

Gjithsej janë 5 shkolla në Gjirokastër të cilat kërkojnë ndërhyrje të përgjithëshme, por për munges fondesh edhe këtë vit to do të qëndrojnë në gjendjen ekzistuese.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?