Gjirokastër, monitorim nga ajri
për parcelat me kanabis

Gjirokastër, monitorim nga ajri<br />për parcelat me kanabis
GJIROKASTER- Policia e Shtetit, ka nisur monitorimin nga ajri të territorit të Qarkut të Gjirokastrës, për të bërë të mundur, identifikimin e parcelave të mbjella dhe kultivuara me kanabis.

Aksioni i monitorimit është shtrirë në të gjithë zonën, duke përfshirë të gjitha pjesët nevralgjike të territorit të qarkut, që tradicionalisht kanë qenë të kultivuara me kanabis sativa. Helikopteri ngjyrë blu me të bardhë, fillimisht ka kryer një inkursion ajror vertikal në të gjithë qarkun, pastaj ka vijuar vëzhgimin në detaj, të zonës verilindore duke u ndalur fillimisht ne Komunen e Frashërit.

Nuk ka të dhëna nëse policia ka konstatuar parcela të mbjella me hashash në këtë zonë, por është mjaftuar me një informacion që helikopteri vijon vëzhgimet me intensitet. Pas Frashërit, helikopteri, ka shtegtuar drejt zonës veriperëndimore të qarkut në pjesën e Kurveleshit dhe të Lopësit në rrethin e Tepelenës dy komuna këto që përherë kanë qenë problematike përsa i përket mbjelljes me hashash në vitet e kaluara.
 
Ndërkaq edhe Komuna e Luftinjës ka qenë pjesë e monitorimit nga ajri. Vetëm në Luftinjë vitin e kaluar, policia ka shkatërruar qindra rrënjë kanabis sativa. Ndërkohë që në orët e pasdites, helikopteri i Policisë së Shtetit, ka kryer një monitorim rigoroz nga ajri mbi fshatin Lazarat rezultatet e të cilit nuk janë bërë të ditur nga Policia e Gjirokastrës e cila ka në plan të ndërhyjë ashtu si dhe vitin që shkoi në terren, për të identifikuar zonat e mbjella me hashash.
 
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool 'shkërmoq' Tottenhamin, e mposht 3-6 në Londër! Të kuqtë kryesojnë Premier League

VIDEO/ Liverpool 'shkërmoq' Tottenhamin, e mposht 3-6 në Londër! Të kuqtë kryesojnë Premier League