GJIROKASTER - Shqipëria vijon të jetë vend tranzit i emigrantëve sirianë që tentojnë të shkojnë drejt vendeve të BE-së. Këtë e tregon numri gjithnjë e në rritje i refugjatëve sirianw që ndalohen nga policia shqiptarë, teksa vetëm mbrëmjen e djeshme u ndaluan 65 emigrantë.

Mes të ndaluarve kishte pesë gra dhe dy fëmijë, ndërsa shumë prej të ndaluarve u dërguan në spitalin e qytetit pasi paraqisnin probleme shëndetësore për shkak të kequshqyerjes dhe lodhjes.

Grupi i refugjatëve sirian u kap pranë fshatit Arshilenko në komunën Antigonë të rrethit të Gjirokastrës, teksa po ecnin në këmbë në drejtim të qytetit. Klandestinët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek me destinacion Malin e Zi.

Grupi i emigrantëve ndodhet në ambientet e komisariatit të Gjirokastrës ku po bëhen verifikimet e dokumentacioneve më qëllim kthimin e tyre në atdhe.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)