Gjirokastër, ndalohet furgoni me 
450 kg drogë, arratiset shoferi

Gjirokastër, ndalohet furgoni me <br />450 kg drogë, arratiset shoferi
GJIROKASTER - Një operacion antidrogë i policisë së Gjirokastrës, i koduar “Gërhoti”, ka bërë të mundur sekuestrimin e 450 kg marijuanë ditën e sotme të ngarkuara në një furgon si dhe shpalljen në kërkim të drejtuesit të tij.
 
Mësohet se, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një furgon që lëvizte në rrugën dytësore në zonën e Gërhotit dhe që transportonte një sasi të madhe lëndë narkotike, policia ka nisur aksionin për ndalimin e tij.
 
Sipas policisë gjatë ndjekjes së furgonit tip Benz me targa AA 359 HN, drejtuesi i tij ka braktisur mjetin dhe ka mundur të largohet në kodrat e Parkut të Viroit. Policia ka arritur të identifikojë transportuesin ndërsa vijon aksioni për kapjen e tij.
 
Ndërkaq brenda furgonit janë gjetur çanta të mbushura me pako të mëdha me marijuanë, pesha totale e të cilave është rreth 450 kg. Nga hetimet e para të policisë, bëhet e ditur se lënda narkotike është transportuar me krahë gjatë natës nëpërmjet kodrave nga Lazarati për në Gërhot ku dhe më pas droga është ngarkuar në furgon.

Policia vijon punimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e autorit ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

droge

(Në foto: Droga e sekuestruar nga policia e Gjirokastrës)  Foto të tjera

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Strategjitë e kandidatëve për president pas debatit

Strategjitë e kandidatëve për president pas debatit