Gjirokastër, nis gjyqi për mësuesin e akuzuar për ngacmim seksual ndaj një 11-vjeçareje

Është zhvilluar në gjykatën e Gjirokastrës seanca paraprake përgatitore ndaj  60 vjeçarit, mësues në fshatin Kalasë të Delvinës i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të miture, nxënëses të tij. Gjyqi është zhvilluar në Gjykatën e Gjirokastrës, pasi është e vetmja gjykatë në jug që trajton probleme të fëmijëve.

Në seancën e sotme mësuesi 60 vjeçar është vendosur përballë viktimës11 vjeçare. Gjykatëse e kësaj çështje ishte Blerta Çibuku, ndërsa prokuror Julijan Çafka. Ky i fundit ka paraqitur të dhënat nga dosja e hetimit, ndërkohë që, pala kundërshtare ka kërkuar ndryshimin e akuzës.

Ka pasur momente tensioni brenda në seancë, pasi 11 vjeçarja është gjendur e frikësuar nga prezenca e ish mësuesit të saj, që qëndronte në kafazin e gjykatës, dhe ka kerkuar disa herë pushim, çka është miratuar.

Pas seancës së sotme, pritet vijimi i seancave të tjera të gjyqit në themel. Avokati i familjes së vajzes 11 vjeçare, Julijan Sinomati, pohon se ka shumë dëshmitarë që do pyeten dhe do flasin për të vërtetuar pretendimet e ngritura për ngacmim seksual ndaj të miturës.

Prokuroria sigurisht kërkoi që cështja të kalojë në gjykim në Shkallën e Parë në Gjirokastër. Pala kundërshtare kërkoi pushimin e saj. Ka disa dëshmitarë që nuk janë pyetur akoma. Vajza ka një problem të madh për cështjen e shkollës. Edhe sot që ishte në sallë ishte në gjendje të tensionuar, për të vetmin fakt se prezenca e të pandehurit në seancë e impononte sjelljen e vajzës.  

Julijan Sinomati, Avokati i të miturës 

Ka qenë fillimisht e ëma e vajzës dhe pastaj gjyshërit që e denoncuan ngjarjen, ku sipas rrëfimit të marrë nga vajza, mësuesi e mbajti veçmas atë në klasë dhe e puthi në buzë. 11 vjeçarja që prej prillit të këtij viti e deri më sot, nuk e frekuenton më shkollën.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti: 21/11/2018 19:09

    35 vite burg ketij pedofili maskara

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë