Gjirokastër, nis rehabilitimi i Pazarit
 Kasi: Ruhen teknikat e hershme

Gjirokastër, nis rehabilitimi i Pazarit<br /> Kasi: Ruhen teknikat e hershme
Brenda muajit shtator, Pazari i Gjirokastrës do t’i nënshtrohet restaurimit total. Ministria e Kulturës dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projekt-zbatimin për restaurimin e tij.
 
Ekspertët arkitektë të Dea Studio kanë mbyllur punën e vështirë disamujore për studimin, analizimin dhe projektimin e restaurimit të Pazarit.
 
Qendra muzeale e Gjirokastrës e njohur ndryshe nga vendasit si Qafa e Pazarit, sipas drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Albert Kasi, do t’i nënshtrohet një rehabilitimi gradual që ka në thelb, ruajtjen e teknikave të hershme dhe mos dëmtimin e tyre.
 
Restaurimi financohet nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit “The-AADF” dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës. Por nuk ka munguar edhe kontributi i pronarëve të këtij objekti dykatësh që janë pjesë e komunitetit myslimanë në Gjirokastër, të cilët kanë ndërhyrë me kapacitetin e tyre financiar.

Pazari i Gjirokastrës ka qenë një nga më problematikët gjatë 25-vjetëve të fundit. Deri më sot i është nënshtruar tri restaurimeve që nga viti 2006. Megjithëse janë hedhur 1.2 milionë dollarë amerikanë nga ana e qeverisë Berisha për të rigjeneruar zonën muzeale të Gjirokastrës, qyteti i gurtë ka ndryshuar disi, por jo në atë nivel që pritej.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë