Gjirokastër, nis restaurimi i Qafës
së Pazarit 3 shekullor / FOTO  

Gjirokastër, nis restaurimi i Qafës<br />së Pazarit 3 shekullor / FOTO  
Është përuruar këtë të diel në Gjirokastër fillimi i punimeve për restaurimin total dhe konsolidimin e pazarit të Gjirokastrës.

Restaurimi i ansamblit të Pazarit Karakteristik do të bëhet në bashkëpunim me Bashkinë e Gjirokastrës, Fondacionin Shqiptaro- Amerikan për Zhvillim, Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Zhvillimit Urban. 

Në këtë përurim ishte e pranishme edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe përfaqësues të projektit.

Kryetarja e bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami e ka konsideruar fillimin e këtyre punimeve si një ditë shumë të rëndësishme për Gjirokastrën, duke i kujtuar të pranishmit për ekzistencën treshekullore ansamblit të pazarit të Gjirokastrës si qendra e jetës 

Pazari i Gjirokastrës ka qenë një nga më problematikët gjatë 25-vjetëve të fundit. Deri më sot i është nënshtruar tri restaurimeve që nga viti 2006, por pavarësisht shpenzimeve të shumta asnjëri nga projektet nuk ka ruajtur deri në fund vlerat e monumentit.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e solli edhe njëherë në kujtesë këtë situatë, duke theksuar se shpëtimi i këtij kompleksi të trashëgimisë vjen falë vëmendjes së UNESKO-s

Restaurimi i kompleksit të pazarit të Gjirokastrës sipas projektit do të bëhet duke ruajtur të gjitha karakteristika origjinale.

gjirokaster

gjirokaster

gjirokaster

gjirokaster

gjirokaster

gjirokaster

gjirokaster

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë