Gjirokastër,nis restaurimi në banesën
300-vjeçare 'Shtëpia e Skëndulatëve'

Gjirokastër,nis restaurimi në banesën<br />300-vjeçare 'Shtëpia e Skëndulatëve'
Monumenti i Kulturës së Kategorisë së parë, “Shtëpia e Skëndulatëve”, banesa 300-vjeçare ndër më të spikaturat në lagjen Palorto, i është nënshtruar një tjetër procesi restaurimi. 

Pas realizimit të procesit të skanimit në 3D të kësaj banese dhe restaurimit të pikturave murale gjatë vitit të kaluar, në përpjekje për të mbrojtur monumentet e kulturës, ‘Shtëpia e famshme e Skëndulatëve’ është riparuar dhe ka rihapur dyert. 

Kreu i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Gjirokastër Albert Kasi, sqaron për Report TV se banesa e Skëndulatëve i bashkangjitet 25 banesave të tjera në Gjirokastër, ku do të jenë pjesë e një tjetër projekti rehabilitues nga ana e qeverisë shqiptare.

Ndërkaq, i zoti i banesës, i cili jeton i vetëm nuk i fsheh vlerësimet në favor të shtetit shqiptar, për vëmendjen që i tregohet objektit, ku konsiderohet si një prej ikonave të Gjirokastrës muzeale.

Shtëpia Monumentale e Skëndulatëve në lagjen Palorto, e ndërtuar rreth vitit 1700, sot është një ndër destinacionet më të frekuentuara nga turistët.

[gallery]18927[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot