Pallati i Sportit në Gjirokastër është drejt përfundimit të punimeve. Rinoviimit të saj po i jepet dora e fundit dhe kryeministri Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale.
Ky pallat do të hapet së shpejti dhe do të shërbejë për sportistë të të gjitha moshave dhe sportdashësit e lojërave me dorë.
Rama shkruan se me Rilindjen e këtij Pallati Sporti çdo gjë është ribërë nga e para.
MIRËMËNGJES
dhe me rilindjen e Pallatit te Sportit ne Gjirokastër, ku çdo gje po ribëhet nga e para, e së shpejti do të hapen dyert për sportistët e të gjitha moshave dhe sportdashësit e lojërave me dorë, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama në Facebook.