Gjirokastër, PD-ja rrezikon edhe
mandatin e fundit, surpriza 5:0

Gjirokastër, PD-ja rrezikon edhe<br />mandatin e fundit, surpriza 5:0
GJIROKASTER  -Në Gjirokastër , PD-së po i rrezikohet edhe mandati i vetëm që i ka mbetur, pasi koalicioni i majtë po prek edhe 30% të votave të koalicionit të djathtë.  Nëse do vazhdohet me këtë tendencë, rezultati surprizë do të ishte 5 me 0 për të majtën, ku 3 mandate do t’i përkisnin PS-së dhe 2 të tjera, LSI-së.  E vetmja shpresë e së djathtës është që të numërohen votat në ato zona që janë konsideruar si bastione të saj si Lazarati, Libohova, Picari etj.

Atmosfera në qytet në tërësi  është normale.  Në KZAZ-në e Përmetit puna është ndërprerë dhe kanë mbetur pa u numëruar edhe 10 kutitë e fundit, pasi komisionerët e PD-së janë larguar. Sipas PS-së, ka pasur një urdhër politik për tërheqjen e tyre, pasi është parë numri I paktë I votave në favor të së djathtës. Në tre KZAZ të tjera puna ka vazhduar normalisht. Pas mesnate ajo është ndërprerë për shkak të lodhjes dhe pritet të nisë në orën 10:00.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool 'shkërmoq' Tottenhamin, e mposht 3-6 në Londër! Të kuqtë kryesojnë Premier League

VIDEO/ Liverpool 'shkërmoq' Tottenhamin, e mposht 3-6 në Londër! Të kuqtë kryesojnë Premier League