GJIROKASTER-Këshilli Bashkiak ka shkarkuar sot me votat e PD dhe LSI sekretarin e këtij institucioni, që ishte zgjedhur nga radhët e PS. Në vendin e Sem Golemit është zgjedhur me shumicë votash Spartak Drasa nga radhët e PD.
Gjithashtu shumica në këshillin bashkiak të Gjirokastrës PD-LSI shkarkoi edhe dy përfaqësuesit për në Këshillin e Qarkut që ishin Armand Hilaj dhe Shkëlqim Guce të PS. Ata u zëvendësuan nga Dasho Aliko dhe Beqir Gjika të PD. Dasho Aliko është një emër i njohur për publikun, pasi më parë ka qenë ish-kryetar i komunës së Lazaratit.
Komento
Tani ne prag te zgjedhjeve lokale do filloje lufta e ballisteve kunder nacionalclirimtares vecse kesaj rradhe ballit i eshte bashkuar edhe bushtra lesheli
PërgjigjuPD dhe LSI kan me kall krejt Shqipnin. Kane me mar gjith keshillat nacional- çlirimtare.
Përgjigju