Gjirokastër, po transportonte 8 emigrantë dhe braktisi mjetin, në kërkim 25-vjeçari! Arrestohet një 17-vjeçar te ‘Ura e Kardhiqit’ kalonte ilegalisht të huajt në kufi

GJIROKASTËR- Një 25-vjeçar është shpallur në kërkim pasi u konstatua nga policia e Gjirokastrës së transportonte ilegalisht emigrantë jashtë kufirit kundrejt 500 eurove pagesë. Bëhet fjalë për Genc Muratin, i cili pasi e kuptoi se ishte pikasur nga policia braktisi mjetin, i cili u sekuestrua nga policia.

Po ashtu, blutë arrestuan një 17-vjeçar i cili po ashtu transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. I mituri u kap në ‘Urën e Kardhiqit’ me 8 emigrantë nga vendet e treta që synonin të shkonin në vendet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet me të cilat transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular.

Materialet për të dyja rastet  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë