Në orët e para të mëngjesit, Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative , kanë bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasve, R. Çani, vjeç 29 , banues në Gjirokastër, P. Zekaj, vjeç 54, banues në Gjirokastër.
"Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë duke strehuar në një hotel në Gjirokastër, disa shtetas nga Siria të cilët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit me shtetin grek me destinacion Malin e Zi , të cilët do ndihmoheshin kundrejt fitimit nga dy shtetasit e arrestuar në flagrancë" thuhet ne deklaratë të Policisë Shtetit.
Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Dhënie ndihmë për kalim të Paligjshmë të Kufirit", parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal./ATSH/