Gjirokastër, policia kap 100 kg
marijuanë, largohen poseduesit

Gjirokastër, policia kap 100 kg<br />marijuanë, largohen poseduesit
GJIROKASTËR - Sektori kundër Narkotikëve ka sekuestruar në aksin Gjirokastër - Goranxi rreth 100 kilogramë lëndë narkotike marijuanë të ndarë në 3 çanta. Sasia e drogës kishte dalë nga fshati Lazarat dhe nga informacionet e marra në rrugë operative, policia ngriti menjëherë postoblloqe në këtë aks rrugor dje(07.11.2013) në orën 22:50 për ndalimin e poseduesit dhe sekuestrimin e drogës.

Sipas policisë, droga po transportohej me një automjet fuoristradë tip 'Jeep'. Në automjet ndodheshin dy persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Policia ngriti dy postoblloqe për ndalimin e automjetit që transportonte sasinë e lëndës narkotike. Postoblloku i parë u ngrit në rrugën nacionale Gjirokastër-Derviçan në vendin e quajtur Gropa e Gëlqeres.

Drejtuesi i mjetit sapo ka vënë re praninë e efektivëve të policisë nuk i është bindur urdhrit dhe ka shtuar shpejtësinë e makinës. Postoblloku i dytë i policisë ishte ngritur në kryqëzimin e fshatit Derviçan, por përsëri drejtuesi nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe nuk ka ndaluar duke vazhduar drejt Jorgucatit. Në dalje të fshatit të Goranxisë, pasagjeri që ndodhej në automjetin tip fuoristradë ka hedhur nga dritarja tre çantat me lëndën narkotike.

Automjeti vazhdoi drejtimin dhe u fsheh në një nga fshatrat e Dropulli të Poshtëm. Policia është duke punuar për kapjen e pasagjerit dhe drejtuesit të mjetit që transportonte drogën. Gjatë operacioneve të fundit të policisë së Gjirokastrës dhe sektorit kundër narkotikëve, janë sekuestruar në total rreth 700 kilogramë lëndë narkotike.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim