Gjirokastër, policia sekuestron
90 kg kanabis nga Lazarati

Gjirokastër, policia sekuestron<br />90 kg kanabis nga Lazarati
GJIROKASTËR - Sekuestrohen 90 kilogramë kanabis sativa me origjinë nga Lazarati. Policia e Gjirokastrës ka bërë të ditur mëngjesin e sotëm se, është vënë në pranga edhe transportuesi i lëndës narkotike, si dhe sekuestrohet automjeti që transportonte lëndën narkotike, i cili është Agron Shpataraku. Arrestimi është bërë gjatë operacionti të koduar “Vaneo”.
 
Sipas policisë, efektivët e sektorit kundër Narkotikëve rreth orës 06:10 minuta të mëngjesit të sotëm kanë marrë një informacion në rrugë operative se ishte nisur nga fshati Lazarat një automjet tip Benz, i cili po transportonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike Mariuanë në drejtim të Fierit.
 
Menjëherë janë organizuar shërbime në aksin rrugor Gjirokastër -Kordhocë ku mbi bazën e informacioneve të marra më parë, kanë bërë të mundur të evidentojnë se nga rruga që zbret nga fshati Lazarat për në rrugën nacionale në drejtim të Gjirokastrës, po zbriste automjeti që dyshohej se transportonte lëndën narkotike.
 
Në momentin që automjeti ka zbritur në rrugën nacionale Kordhocë -Gjirokastër, policia është vënë në ndjekje të mjetit. Në aksin rrugor Gjirokastër-Subash është bërë edhe bllokimi i automjetit dhe konkretisht:
 
Automjetit tip Benz me targa AA 897 FU, drejtohej nga Agron Shpataraku, 52 vjeç, lindur dhe banues në Fier. Automjeti së bashku me drejtuesin janë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Gjirokastër, i është nënshtruar kontrollit.
 
Në dyshemenë e automjetit nga ana e poshtme ishin bërë dy dhoma të salduara me fletë metalike enkas për transport të lëndëve narkotike. Në dhomën e parë u gjetën 14 pako të mbështjella me letër natriban, ku brenda tyre kishtë lëndë narkotike të presuar e llojit Mariuanë, me peshë 2.3 kilogramë secila. Në dhomën e dytë u gjetën 45 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 1.2 kilogramë secila.
 
Gjithësej, në dyshemenë e automjetit u gjetën 59 pako me peshë totale rreth 90 kilogramë Mariuanë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera nga specialistët e Antidrogës, rezultoi se destinacioni përfundimtar i drogës ishte shteti italian.
 
Nga policia vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale, si dhe për kapjen e shtetasit që i ka shitur lëndën narkotike shtetasit të arrestuar nga ana jonë. Dosja me materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme për veprën penale të “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike “.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim