Në sajë të operacionit për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga shtetasin Ali Basha.
50-vjeçari Basha, banues në fshatin Lazarat u shpall në kërkim pas dënimit me 3 vite dhe 6 muaj burg nga Gjykata e rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për kultivimin e bimëve narkotike.
Njoftimi i Policisë Gjirokastër
Gjirokastër.
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 3 vite e 6 muaj burg për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim :
Ali Basha, 50 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, pasi:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, ka lëshuar urdhërin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, e cila e ka dënuar me 3 vjet dhe 6 muaj burgim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com