Gjirokastër, pranga italianit po
transportonte 25 kg drogë mariuanë

Gjirokastër, pranga italianit po<br />transportonte 25 kg drogë mariuanë
GJIROKASTËR - Sekuestrohen 25 kilogramë lëndë narkotike mariuanë në doganën e Kakavijës, ndërsa në pranga është vënë një qytetar italian.

Burime nga policia e Gjirokastrës, kanë bërë të ditur se, “rreth orës 19.30, të mbrëmjes së djeshme efektivat e policisë Kufitare të Kakavijes gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip Renault me targa Ç 799 GZ që drejtohej nga shtetasi italian Giovanni Indelicato, 50 vjeç, lindur dhe banues në Ribera Itali”.

Pas ndalimit të tij është bërë një kontroll në makinë dhe në pjesën e brendshme të bagazhit, poshtë moketit në të dyja anët dhe mbrapa, në hapësirat mbrapa sinjaleve dhe në brendësi të prapakolipit kishte pako të mbështjella me natriban ku brenda tyre kishte lëndë narkotike, tha policia.

“Nga kontrolli i imtësishëm i automjetit rezultoi se në brendësi të automjetit kishte 15 pako të mëdha dhe 19 pako më të vogla , gjithësej 34 pako me peshë totale 25 kilogramë mariuanë”, ka deklaruar Policia e Gjirokastrës.

“Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit italian Giovanni Indelicato si dhe sekuestrimi i lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale. Lënda narkotike me destinacion Italinë”, thuhet në deklaratën e bërë nga Policia e Gjirokastrës.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)