Gjirokastër, pranga transportuesit të
dytë të drogës së kapur më 26 Maj

Gjirokastër, pranga transportuesit të<br />dytë të drogës së kapur më 26 Maj
GJIROKASTER- Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga transportuesin e dytë të drogës të sekuestruar dy ditë më parë në pikën kufitare të Kakavijës. 24-vjeçari Thanas Mërtiri së bashku me Ermal Ndreun, 27 vjeç, kishin fshehur në shasinë e automjetit tip “Fiat” me targa AA 296 IM, 45 kilogramë kanabis të ndarë në 45 pako.
 
27-vjeçari Ndreu, i cili drejtonte automjetin ku ishte fshehur lënda narkotike, u arrestua më 26 maj, ndërsa Mërtiri arriti t’i largohej forcave të policisë, por është arrestuar mëngjesin e sotëm.
 
Nga hetimet paraprake, mësohet se droga ishte blerë në Lazarat dhe kishte si destinacion Athinën. Burime nga policia bëjnë të ditur se Ndreu ishte nën vëzhgim prej kohësh, i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike.
 
Materialet në ngarkim i kanë kaluar prokurorisë për procedime të mëtejshme penale ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin

Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin