Gjirokastër,Rama fton investitorët për
rijetëzimin e shtëpive të shkrimtarëve

Gjirokastër,Rama fton investitorët për<br />rijetëzimin e shtëpive të shkrimtarëve
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar  nga Kryetarja e Bashkisë Zamira Rami, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuci dhe deputetë të zonës, ishin në Gjirokastër për të parë në terren ecurinë e zhvillimit të projekteve.
 
Ka nisur projekti për restaurimin dhe konsolidimin e Pazarit të Gjirokastrës, i konceptuar në dy faza zhvillimi, me një vlerë totale investimi rreth 222 milionë lekë. 
 
Në projektin e plotë janë përfshirë: studimi urban i Pazarit të Gjirokastrës, i cili synon që ta kthejë Pazarin në një zonë vetëm për këmbësorët; restaurimi, rehabilitimi dhe rivitalizimi i rrugëve dhe trotuareve të Pazarit të Gjirokastrës dhe infrastrukturës nëntokësore; restaurimi, konsolidimi dhe rivitalizim i kompleksit të dyqaneve dhe ambienteve ndihmëse të Pazarit të Gjirokastrës me 10 blloqe, si dhe rikonstruksioni i Sheshit “Çerçiz Topulli”.
 
Ministrja e Kulturës Kumbaro shpjegoi se brenda disa muajve Gjirokastrës do t’i shtohen 12 blloqe objektesh të restauruara, duke i dhuruar qytetit më shumë harmoni arkitektonike. 
 
“Restaurimi dhe rijetëzimi i banesave të Shkrimtarëve, Gjirokastër” është projekti i cili parashikon ndërhyrje në strukturën e brendshme dhe të jashtme në 20 banesa të trashëgimisë materiale, për të evidentuar dhe konservuar vlerat historike dhe artistike të tyre, bazuar në modelin e shtëpisë së Kadaresë.
 
Projekti parashikon restaurimin e të gjithë elementëve arkitektonikë; përforcimet e strukturës përmes zëvendësimit të elementëve të dëmtuar; unifikimin e fasadave në ngjyrë dhe detaje arkitektonike.
 
Projekti për rijetëzimn e këtyre objekteve synon të tërheqë interesimin e sipërmarrësve, të cilët përmes menaxhimit të shtëpive mund të ndërtojnë modele të përdorimit të tyre si hotele, restorante apo zyra shërbimi.
 
“Kemi një projekt tjetër për të restauruar 20 shtëpitë që ju i keni njoftuar tashmë, që i kemi quajtur Rrjetin e Shtëpive të Shkrimtarëve, sipas modelit të shtëpisë së Kadaresë.
 
Gjithë ideja është për të dhënë modele të rijetëzimit të shtëpive të vjetra në hotele, restorante dhe zyra shërbimi
” tha Ministrja Kumbaro.
 
Kryeministri Rama kërkoi inkurajimin e sipërmarrësve dhe investitorëve që të bëhen pjesë e realizimit të kësaj ideje interesante, e cila do të bëjë edhe më atraktive Gjirokastrën nga pikëpamja turistike. 
 
Ajo që ne duhet të bëjmë gjithmonë e më shumë me insistim, është që t’i ftojmë sipërmarrësit që të bëhen pjesë e këtij programi. Rrjeti i Shtëpive të Shkrimtarëve ku çdo shtëpie t’i vëmë emrin e një shkrimtari të dashur për Kadarenë, do ta bëjë shumë atraktive Gjirokastrën edhe nga kjo pikëpamje”.
 
Kryeministri bëri të ditur se në bashkëpunim me bashkinë do të bëhet edhe një program bursash për shkrimtarët e rinj, ku do të jepen çmime të ndryshme.
 
Ndërkohë që ish Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, sot Prefekt i Gjirokastrës Flamur Bime u shpreh“8 vjet s’morëm një lek, s’ishte shaka.
 
Tani i ka kthyer katër sytë Kryeministri për Gjirokastrën.”  “Gjirokastra in ëhite” është një tjetër projekt kulturor, i mbështetur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit  për restaurimin dhe rehabilitimin e fasadave të 132 banesave kolektive në zonën e mbrojtur dhe në vazhdim  për unifikimin me objektet e bulevardit “18 shtatori” në qytetin e Gjirokastrës.

Objektet e marra ne shqyrtim janë 3 deri në 5 kate dhe ndodhen pjesërisht në zonën e mbrojtur dhe në zonën e Bulevardit “18 Shtatori”.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën