Gjirokastër, restaurohet banesa
“Xhezo” e ndërtuar mbi shkëm

Gjirokastër, restaurohet banesa<br />“Xhezo” e ndërtuar mbi shkëm
Banesa “Xhezo” një shtëpi gjirokastrite e veçantë për nga tipi i ndërtimit po vijon me restaurimin bashkë më disa nga banesat e shpallura monument kulture, njofton Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Gjirokastër.

Kjo shtëpi është një tip banese e fortifikuar me çati me pllaka guri, në harmoni perfekte e ndërtuar mbi terrenin shkëmbor dhe e rrethuar nga një peizazh i gurtë.
duke edhe të territorit ku ajo ngrihet.

Banesa “Xhezo” është një nga banesat që ka pësuar degradime të mëdha nga lënia prej vitesh jashtë vëmendjes së institucioneve.

Banorët pohojnë se “se prej kohesh nuk ka shkelur njeri nga monumentet për të mirëmbajtur banesën”.

Streha e kësaj banese pothuajse ka rënë dhe si pasojë ka sjellë dëmtime dhe të çarë të mëdha në muret e banesës. Sipas DRKK Gjirokastër, “ndërhyrja në banesën “XHEZO”, monument kulture i kategorisë së parë konsiston në strehët e krahut perëndimor të shtëpisë, nga të paktët elementë të mbetur për fat të keq, nga ata elementë që i japin veçanti kësaj banese dhe e evidentojnë si monument të kategorisë së parë".

Kjo banesë dhe të tjera banesa janë një tip i veçantë në tipologjinë e banesës shqiptare dhe asaj ballkanase të mesjetës së vonë dhe luajnë një rol të rëndësishëm në fizionominë e qytetit.

Gjirokastra ka 56 banesa monumente kulture të kategorisë së parë, 502 të kategorisë së dytë dhe shumë komplekse të tjera me vlera historike, arkitektonike dhe kulturore që kërkojnë më shumë vëmendje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe DRKK. 

Banesa %u201CXhezo%u201D

Banesa %u201CXhezo%u201D

Redaksia Online
(m.b/shqipatrja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri