Gjirokastër, romët të pakënaqur
nga restaurimi i shkollës

Gjirokastër, romët të pakënaqur<br />nga restaurimi i shkollës
GJIROKASTER - Një projekt i vogël financimi në shkollën e komunitetit rom “Së bashku” në Gjirokastër nga ana e bashkisë së qytetit, duket se nuk është i mjaftueshëm, për t’a kthyer atë, në një objekt normal, të vetmin institucion arsimor të këtij komuniteti, në jug të vendit. Projekti synon, rehabilitimin e pjesshëm të godinës në pikat më kritike të saj sidomos në tualete, sheshin qëndror dhe aksesorë të tjerë të godinës. Vlera e investimit nuk bëhet e ditur, por të çudit fakti se ky investim ndërmerret në një kohë kur sezoni arsimor ka ditë që përfundoi. Megjithatë, sipas përfaqësuesve të Bashkisë së Gjirokastrës, investimi në fjalë ndërmerret tani jo për qëllime elektorale, pasi ky institucion, do të jetë i hapur edhe në ditët e verës sepse pritet të funksionojë si kamp veror për nxënësit ku trajtimi ushqimor apo edukativ, nuk do të mungojë nga bashkia apo dhe Drejtoria Arsimore.

Bordi i prindërve të fëmijëve romë ndërkaq, nuk është i kënaqur me këtë investim të ndërmarrë nga Bashkia e Gjirokastrës, pasi ata e kanë gjykuar të pamjaftueshëm dhe të gënjeshtërt. Disa herë prindërit e fëmijëve romë kanë kërkuar investim konkret për të përmirësuar infrastrukturën mësimore e cila është në kushte të vështira. Ata kërkojnë një ndërtim nga e para të godinës pasi në këtë mënyrë, shmangen investimet e pjesshme, të cilat nuk përbëjnë rëndësi.

Shkolla “Së bashku”, shtrihet në lagjen Zinxhira të qytetit të Gjirokastrës, aty ku përbën shumicën komuniteti rom. Ajo është ndërtuar me fonde të “Soros” 13 vite më parë dhe funksionon normalisht, mirëpo prej ndërtimit të saj e deri më sot, nuk është ndërhyrë. Në mjaft raste, shkollës i është vënë dryni nga Inspektoriati i Higjenës për mungesë të ujit të pijshëm dhe kushteve elementare higjenike. Mungesa e këtyre kushteve, ka bërë që dhjetëra fëmijë romë përgjatë viteve të fundit të preken nga hepatiti viral. Përveç fëmijëve romë, shkollën “Së bashku”, e frekuentojnë edhe fëmijët e tjerë të lagjes.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Pse e qara shkakton dhimbje koke?

Pse e qara shkakton dhimbje koke?