Në Gjirokastër vihet re rritje serioze e grave të diagnostikuara me kancer në qafën e mitrës. Në 250 teste të kryera përgjatë vitit 2024, 29 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, ç’ka përben shqetësim për mjekët. Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor në Gjirokastwr wshte duke kryer me dhjetra takime ndergjegjesuese në mënyërë që gratë te tregojne kujdes dhe mbrohen ndaj faktorëve që shkaktojne sëmundjen e kancerit te qafes se mitres.
“Shkaktari kryesor i gjendjes parakanceroze dhe kancerit të qafës së mitrës është infeksioni i vazhdueshëm ose kronik me një ose më shumë lloje të virusit të papilomës humane (Human Papiloma Virus)”, tha Bledar Ahmeti, specialist pranë NJVKSH Gjirokaster.
HPV-ja është infeksioni më i zakonshëm viral i traktit riprodhues që transmetohet seksualisht. Pothuajse çdo rast me kancer të qafës së mitrës mund të parandalohet nëpërmjet depistimit dhe vaksinimit. Tashmë është e provuar se programet e depistimit të kancerit të qafës së mitrës mund të parandalojnë deri në 80% të rasteve, dhe së bashku me vaksinën mund të reduktojnë ndjeshëm nivelet e këtij kanceri.