-
Fier, 90 % e vajzave bëjnë vaksinën për kancerin e qafës së mitrës! Mjekja: HPV është virus i rrezikshëm, vaksinën duhet ta bëjnë dhe djemtë
Në Fier, interesi i prindërve për të vaksinuar fëmijët kundër Human Papilloma Virus, ose siç njihet ndryshe virusi që shkakton kancerin e qafës së mitrës është majft i lartë. Vajzat tashmë janë vaksinuar në masën 90 për qind. Mjekët u bëjnë thirrje prindërve të vaksiojnë edhe djemte e moshës 13-vjeçare
30 Janar, 15:30 -
Kanceri i qafës së mitrës, ulet në 35 vjeç mosha e depistimit! Faktor risku, 'HPV' e duhanpirja
Grup-mosha nga 40 deri në 50 vjeç vlerësohet me rrezikshmëri më të lartë për prekjen nga kanceri i qafës së mitrës, megjithatë, për një zbulim të hershëm të sëmundjes, ISHP ka ulur moshën e depistimit në 35 vjeç. Sëmundja shfaqet nga virusi i Papilomës Humane i cili transmetohet seksualisht ndërsa faktor risku vlerësohet edhe duhan pirja.
24 Janar, 16:16 -
Zgjerimi i fashës së moshës për depistimin e kancerit të qafës së mitrës, ministrja Sala: Gratë do të njoftohen çdo vit për kryerjen e testit HPV falas
Programi Kombëtar i Depistimit të Kancerit të Qafës së Mitrës ka zgjeruar fashën e grupmoshës së përfshirë, 35-55 vjeç nga 40-50 vjeç që ishte më parë. Ministrja Sala thotë se gratë e përfshira në program do të marrin çdo vit njoftime informuese në celular për kryerjen falas të testit HPV.
20 Janar, 10:30 -
-
Gjirokastër, rritet numri i grave të prekura nga kanceri i qafës së mitrës! Mjekët sugjerojnë kontrolle dhe Pap-Test
Numri i grave të prekura nga kanceri i qafës së mitrës është rritur në qarkun e Gjirokastrës. Mjeku i Njësisë së Kujdesit Shëndetësor pohon se nga 250 teste të kryera në 2024, 29 gra kanë rezultuar pozitiv. Kësisoj ka nisur një fushatë e gjerë ndërgjegjësimi në gjithë qarkun, ku grave u bëhet thirrje të bëjnë Pap-Test.
27 Janar 2025, 16:35 -
Vaksinimi ndaj HPV, i detyrueshëm për 13-vjeçaret! ISHP: Aplikohet me një dozë, nuk ka efekte anësore! Gati 100% në mbrojtjen e kancerit të qafës së mitrës
Vaksina ndaj Virusit të Papilomës Humane që shkakton kancerin e qafës së mitrës është bërë e detyrueshme për 13-vjeçaret. Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja thotë se mjafton vetëm një dozë që vajzat të mos preken nga kanceri i qafës së mitrës.
13 Nëntor 2022, 21:39 -
Rritet numri i vajzave me kancer në qafën e mitrës! ISHP për Report Tv: Çdo vit 40 vdekje dhe 130 raste të reja! Nxitoni të bëni testin, nëse kapet në kohë kurohet
Kanceri i qafës së mitrës zë vendin e dytë si shkaktari i vdekjeve tek gratë. Për Report Tv mjekja gjinekologe Mimoza Keta u bën thirrje grave të bëjnë testin e Human Papiloma virus, që kap në kohë sëmundjen dhe shpëton jetë.
27 Janar 2022, 14:09 -
Ministrja e Shëndetësisë: Test falas për depistimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës, të gjitha gratë 40-50 vjeç të drejtohen pranë qendrave shëndetësore
Në kuadër të Javës Europiane të Sensibilizimit Kundër Kancerit të Qafës së Mitrës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga qendra shëndetësore nr.4 në kryeqytet, e ka quajtur programin e depistimit të hershëm të kancerit të qafës së mitrës një program të konsoliduar, duke apeluar të gjitha gratë e grupmopshës 40-50 vjeç të drejtohen pranë qendrave shëndetësore për testimin falas.
19 Janar 2022, 16:40 -
Kosova & Rajoni
-
Shëndeti
-
Manastirliu viziton qendrën e rehabilituar shëndetësore në Korçë: Analiza falas për kancerin e qafës së mitrës
Në kuadër të zbatimit të programit kombëtar për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, Ministrja e Shendetësisë, Ogerta Manastirliu ishte në qendrën e rehabilituar shëndetësore në Korçë, ku foli për ofrimin e analizën falas për gratë e grupmoshës 40-49 vjeç, pranë çdo qendrave shëndetësore në vend.
10 Shkurt 2019, 09:59 -
Program i ri për kancerin e qafës së mitrës, Manastirliu: Rritëm financimin publik për shëndetësinë me 43.3%
Ministrja Manastirliu ka deklaruar se programi kombëtar i depistimit të kancerit të qafës së mitrës ka nisur të zbatohet me trajnimin e mjekëve të familjes dhe infermierëve në të gjithë vendin dhe brenda muajit mars, do të nisë kryerja e analizës HPV falas për rreth 16 mijë gra në vit.
4 Shkurt 2019, 12:07 -
-
Parandalimi tek femrat/ Shqipëria për herë të parë fond të veçantë për depistimin e kancerit të qafës së mitrës
Në Shqipëri është miratuar për herë të parë Programi i Depistimit të Kancerit të Qafës së Mitrës që ofron depistimin e kancerit të qafës së mitrës nëpërmjet testit të HPV-së, shërbim ky i cili pritet te ofrohet falas për gratë nga mosha 40-49 vjeç, me qëllim parandalimin e kësaj sëmundje të rëndë.
30 Janar 2019, 15:42 -
Kanceri i qafës së mitrës, mjeku Rrodhe: Në Shqipëri situata jo e mirë, 400 raste të dyshuara
Sipas mjekut citolog Mehmet Rrodhe gratë kanë frikë të drejtohen tek mjeku dhe duhet theksuar që për kancerin e qafës së mitrës informacioni dhe propaganda është shumë më e pakët se sa për kancerin e qadfës së mitrës
8 Nëntor 2018, 13:05 -
Kanceri i Qafës së Mitrës, gjinekologia Rista: Kemi shifra të larta, pacientet vijnë shumë vonë
Mjekja Rista shpjegoi se ky lloj kanceri kalon në disa faza parakanceroze duke theksuar se prania e virusit HPV tek një paciente nuk nënkupton domosdoshmërisht se ajo është me kancer, pasi infeksioni mund të nxirret nga njeriu në mënyrë natyrale brenda 2 vitesh.
8 Nëntor 2018, 12:32
