4 çanta të mbushura me pako me lëndë narkotike u gjetën në automjetin tip Nissan me targa greke YKP 2151, që drejtohej nga shtetasi Imer Ruko , i cili në momentet që e ka ndjekur policia kufitare për ta ndaluar ka braktisur automjetin dhe është larguar.
Sëbashku me drejtuesin e mjetit udhëtonin edhe dy shtetas të tjerë, të cilët policia ka arritur t’i verë në pranga. Ata janë Redjan Kysaj dhe Misir Buda, 25 vjeçar, ndërkaq policia ka shpallur në kërkim 21 vjeçarin Imer Ruko, drejtues i mjetit.
Dy prej çantave u gjetën në bagazhin e makinës, ndërsa dy të tjerat në sediljet e pasme të automjetit.
Policia bën të ditur se nga të dhënat paraprake rezulton se lënda narkotike ishte siguruar në Lazarat dhe po transportohej përmes rrugëve rurale me qëllim shmangien e kontrollit nga ana e policisë, destinacioni i së cilës ishte Athina.