Gjirokastër, sekuestrohen 275 kg
kanabis, kapen dy persona

Gjirokastër, sekuestrohen 275 kg<br />kanabis, kapen dy persona
GJIROKASTËR - Sekuestrohet nga policia 275 kilogramë kanabis sativa që ishte marrë nga Lazarati dhe po dërgohej në Tepelenë.

Burime nga Policia e Gjirokastrës kanë bërë të ditur se, gjatë operacionit të koduar “Piloti”, janë arrestuar edhe dy transportuesit, Behar dhe Robert Islami.

Burime nga uniformat blu kanë bërë të ditur se, droga është sekuestruar në aksion Tepelenë-Gjirokastër në zonën e njohur si ura e Leklit.

Gjatë arrestimit të dy personave, uniformat blu kanë sekuestruar edhe dy armë zjarri, automatikë.

Sipas policisë, dy transportuesit kanë parë postbllokun e policisë në Ujin e Ftohtë dhe e kanë braktisur mjetin e tyre.

Ata janë ndjekur nga uniformat blu dhe pas 30 minutash janë vënë në pranga. Gjatë kontrollit në banesat e tyre, policia gjeti edhe armët.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim