Gjirokastër, sekuestrohen 328 kg
kanabis Lazarati, një në pranga

Gjirokastër, sekuestrohen 328 kg<br />kanabis Lazarati, një në pranga
GJIROKASTËR - Sekuestrohen 328.8 kilogramë lëndë narkotike, kanabis sativa në Gjirokastër. Burime zyrtare nga Policia e Gjirokastrës kanë bërë të ditur se, gjatë operacionit të koduar “Fillimi”, rreth ditën e sotme kanë ndaluar një kamjonçinë “Benz”, që do të shkonte në Greqi, ku janë gjetur 274 pako me lëndë kanabis sativa.

Sipas policisë, efektivët e sektorit Kundër Narkotikëve rreth orës 11:30 kanë marrë një informacion se nga fshati Lazarat në drejtim të Tepelenës një automjet tip “Benz” kamjoçinë e mbyllur po transportonte një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kanabis sativa me destinacion Fierin e më pas Italinë.

Efektivët e policisë, të drejtuar nga zv/drejtori i policisë, Drejtues Idajet Hoxha dhe shefi i Sektorit Kundër narkotikëve, Gentian Berberi kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin antidrogë duke ndaluar automjetin e dyshuar që po lëvizte në drejtim të Tepelenës.

Policia ka ndërhyrë në hyrje të Gjirokastrës duke bërë bllokimin e automjetit me targa AA 748 BB i drejtuar nga Kudret Hoxhaj, 45 vjeç.

Gjatë kontrollit, në brendësi të kamjonçinës ishin ngarkuar profile metalike, ndërsa në dyshemen e mjetit ishte krijuar një dhomë në të gjithë gjatësinë e dyshemesë e salduar me profile metalike. Pas hapjes me mjete prerëse në brendësi të dhomës janë gjetur 274 pako të mbështjella me natriban, me peshë 1.2 kilogramë secila, gjithësej 328.8 kilogramë.

Policia ka bërë menjëherë arrestimin e Kudret Hoxhajt, si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i lëndës narkotike dhe i automjetit. I arrestuari akuzohet se, drogën e kishte blerë në Lazarat me destinacion përfundimtar Italinë.

Dosja me materiale i ka kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme për veprën penale të “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim