Burime nga Policia bëjnë të ditur se efektivë të Policisë në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara në rrugë operative, në një stan në grykën e Sopotit mbi fshatin Lazarat, sekuestroi 4 armë zjarri kallashnikove, dy automjete dhe një aparat celulari.
Aksion ne Gjirokaster, sekuestrohen arme dhe municione
Poseduesi i armëve dhe i automjetit me targa të huaja tip Toyota, duke përfituar nga terreni ka mundur të largohet, por është indentifikuar nga ana e Policisë në bazë të provave të sekuestruara në vendngjarje. Sipas policisë, është shpallur në kërkim një shtetas nga Lazarati, Asqeri Basha. Materialet i kaluan Prokurorise së Krimeve të Rënda Tiranë. /ATSH/