Sipas policisë, sasia e drogës ishte e ndarë në 327 pako dhe po transportohej nga një mjet xhip që drejtohej nga shtetasi Lulzim Hadëri 28 vjeç banues në Tepelenë dhe shoqërohej nga Jashar Xhamo 26 vjeç banues në Gjirokastër, të dy të arrestuar.
Aksioni i policisë i koduar 'Përroi i Thatë' u zhvillua në vendin me po këtë emër mbi fshatin Golem.
Sipas policisë, droga kishte dalë nga fshati i Lazaratit dhe kishte për destinacion qytetin e Vlorës. Drejtuesi i mjetit xhip me targa të huaja, sapo vuri re që ndiqej nga policia, devijoi drejtim dhe u fut në rrugën rurale të komunës Picar drejt fshatit Golem.
Policia vazhdoi ndjekjen e mjetit deri sa mundi të ndalonte makinën që drejtohej nga dy shtetasit e arrestuar. Materialet e sekuestruara i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës.
(v.gj/shqiptarja.com)