Gjirokastër, sekuestrohet 60 kg
drogë, pranga 24-vjeçarit nga Kosova

Gjirokastër, sekuestrohet 60 kg<br />drogë, pranga 24-vjeçarit nga Kosova
GJIROKASTER- Një 24 vjeçar nga Kosova është arrestuar mëngjesin e sotëm në Gjirokastër, pasi transportonte lëndë narkotike. Gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar nga sektori kundër narkotikëve, 24-vjeçarit Arsen Gashi, nga Komuna Skënderaj në Kosovë, i është sekuestruar 60 kilogramë marijuanë.
 
Lënda narkotike ishte fshehur poshtë sediljes së pasme të mjetit me të cilin udhëtonte i riu, me targa kosove KS 03569DH, dhe ishte paketuar në pako me peshë 1.3 kilogramë secila.
 
Mjeti i ngarkuar me lëndën narkotike po dilte nga Lazarati në momentin kur u identifikua nga Forcat e Antidrogës, të cilët u vunë menjëherë në ndjekje të tij.
 
Në aksin rrugor Kordhoc-Gjirokastër, drejtuesi i mjetit është munduar t’i shpëtojë ndjekjes së Antidrogës duke devijuar rrugën, por s’ka mundur dot pasi është kapur e shoqëruar në komisariatin e Gjirokastrës.
 
Lënda narkotike kishte si destinacion Italinë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim