Një 27- vjeçar është vënë në pranga pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike cannabis sativa.  

Dy të tjetë janë proceduar në gjendje të lirë pasi, pasi dyshohet se kanë kultivuar disa bimë narkotike në pronën e njërit prej tyre.
 
Njoftimi i Policisë:

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin E. Ç., 27 vjeç, banues në Tepelenë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike cannabis sativa.  

-Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

N. Z. dhe M. Z., të dy banues në fshatin Fushëbardhë, pasi dyshohet se kanë kultivuar disa bimë narkotike në pronën e shtetasit N. Z.;   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.