Arrestohet Altion Caca 30 vjeç, kryeplak i fshatit Zhapokikë Bashkia Memaliaj. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ka qëlluar me thikë të atin. Ngjarja ka ndodhur në orën 15:00 të ditës së sotme në banesën e tij në fshat. Goditja me thikë ka shkaktuar plagë serioze ndaj të atit tij i cili fatmirësisht i shpëtoi vdekjes dhe ndodhet i shtruar në spitalin e Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën.
Burime nga Report Tv bëjnë të ditur se Altion Caca një javë më parë ka qenë i arrestuar pasi nuk denoncoi në polici mbjelljen e disa rrënjëve kanabis nga një banor i fshatit dhe për këtë atij iu dha nga Gjykata e Gjirokastrës masa e arrestit detyrim paraqitje. Aktin e sotëm tentativë vrasjeje ndaj të atit te vet, Caca 30 vjeçar e ka kryer në kushtet e depresionit.
Komente
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Kryeleshë anadollakë , neandërtalë baj ga kryeleshash fshatrash të prapambetur!
PërgjigjuKryeplak nga 25-35 vjecar eshte qesharake kur degjon. Quajini i forti ose i çmenduri i fshatit, se per gje tjeter pozitive nuk shquhen keta. Kalbeni zhulsin ne burg.
Përgjigju