Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Palorto”, viktimat raportohet se janë Aleko 66 vjeç dhe Afërdita Kosta 49 vjeçe, ndërsa autori është Apostol Kosta kushëriri i parë. Autori ka tentuar të kryejë vetëvrasje, pasi ekzekutoi çiftin. Aktualisht ai ndodhet i plagosur në spital në gjendje të rëndë.
Në banesë në momentin e vrasjes ka qenë edhe djali i çiftit, 19 vjeç. Sherri mes kushërinjve ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:25 për një territor të vogël dhe mur ndarës mes banesave të tyre, ndërsa në fund janë ndarë me plumba. Nga të dhënat e para mësohet se dy familjet kishin përfunduar pak kohë më parë edhe gjyq për pronën që kishin konflikt.
Autori mësohet se ka qenë shofer para disa kohësh në Drejtorinë e Shëndetit Publik, ndërsa konflikti për murin ndarës vijonte prej disa vitesh.
Report Tv ka mësuar edhe fjalët e para të autorit pas vrasjes së dyfishtë. Apostol Kosta është shprehur “Jam penduar, më mirë të kisha vdekur vetë sesa shpëtova” mësohet se ka thënë ai. Policia ka nisur hetimet, por për grindjen mes kushërinjve të parë ishte në dijeni.
VIDEO/ Pamje nga banesa në Gjirokastër ku u vranë për pronën muzikanti dhe mësuesja
[gallery]24392[/gallery]
Zhvillimet nga vrasja e çiftit në Gjirokastër
Ora 08:55 Aleko Kosta ishte saksofonist, ndërsa gruaja e tij mësuese
Ora 08:50 Gjendja e autorit është e rëndë, mund të transportohet në Tiranë
Ora 08:45 Autori: Më mirë të vdisja, se shpëtova
Report Tv ka mësuar edhe fjalët e para të autorit pas vrasjes së dyfishtë. Apostol Kosta është shprehur “Jam penduar, më mirë të kisha vdekur veten sesa shpëtova” mësohet se ka thënë ai.
Ora 08:35 Informacion paraprak nga policia Gjirokastër
Policia mori njoftim se rreth orës 07:25, në lagjen Palorto, Gjirokastër ka patur të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanstatuan se shtetasi Apostol Kosta është konfliktuar dhe ka qëlluar me armë zjarri mbi shtetasit A.K, 66 vjeç dhe A.K, 49 vjeçe (bashkëshortë).
Për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit A.K dhe A.K, ndërsa autori ka tentuar të kryej vetvrasje. Ai ndodhet i plagosur në spital në gjendje të rënde. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkaqe pronësie.
Në vend kanë shkuar shërbimet e policisë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ora 08:30 Autori tentoi vetëvrasjen pas ekzekutimit të çiftit
Ora 08:25 Aleko dhe Afërdita Kosta janë vrarë nga kushëriri pas konfliktit për pronën
Ora 08:20 Identifikohen dy viktima janë Leko dhe Afërdita Kosta

Viktimat Leko dhe Afërdita Kosta 
Policia pranë banesave të viktimave
[gallery]24393[/gallery]
Redaksia Online
dy.b/ D.T/Shqiptarja.com

VIDEO






