Në gjirokastër, në fshatin Tërbuq ka patur rrëshqitje dherash, si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit. Pothuajse të gjitha banesat e fshatit janë të rrezikuara nga shembja e dherave.

Banorët janë në panik  pasi shkarjet e dheut kanë filluar 100 metra larg banesës së fundit. Askush nuk jep garanci për shkëmbin që ndodhet afër banesave të tyre.

Të gjitha banesat e këtij fshati janë të rrezikuara prej tij. Ndërsa shprehin shqetësimin e tyre ,banorët bëjnë apel për ndihmë. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, Kryetari i Njësisë Administrative, si dhe Kryeplaku i fshatit, të cilët po njihen nga afër me shqetësimin e banorëve. Paraprakisht janë evakuar 8 familje.

a.m/Shqiptarja.com