Gjirokastër, të rinjtë dehen
e më pas rrahin policin

Gjirokastër, të rinjtë dehen <br />e më pas rrahin policin
GJIROKASTËR - Një efektiv policie është plagosur në kokë dhe trup pasi ka ndërhyrë për të zgjidhur një konflikt mes një grupi të rinjsh. Ngjarja ka ndodhur në një lokal të fshatit Kërcullë, kur polici 25 vjeçar, L.A është sinjalizuar për një sherr mes disa të rinjve. Ai ka ndërhyrë për të zgjidhur mosmarrëveshjet, kur është goditur me sende të forta nga njëri prej djemve. Policia raporton se efektivi është jashtë rrezikut për jetën. Por, në sherr e sipër është vetëplagosur 22 vjeçari Olsjam Cama, i cili ka dashur të ndajë shokqët që po debatonin. Policia tha se ka arrestuar Florian Koren dhe ka shpallur në kërkim Ervin Için, të cilët dyshohet se kanë qëlluar me thikë efektivin e policisë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

'Anonimët në qeveri, sy shkelje ndaj teatër-opozitës', Basha: Rama u tha socialistëve, s'ka rëndësi kush ikën e vjen, këtu jam unë dhe Berisha

'Anonimët në qeveri, sy shkelje ndaj teatër-opozitës', Basha: Rama u tha socialistëve, s'ka rëndësi kush ikën e vjen, këtu jam unë dhe Berisha