Gjirokastër- Policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim, Niko Selën, pronari i kamionit ku u gjetën 350 kanabis.
Sipas njoftimit të bluve Sela në bashkëpunim me shoferin e kamionit, Emanuel Qamo (të arrestuar më 27 shkurt) kishin si synim ta dërgonin lëndën narkotike drejt Greqisë.
Lënda narkotike e ndarë në 166 pako me nga 2.1 kilogramë kanabis, u zbulua nga punonjësit e Doganës së Kakavijës gjatë kontrollit të mjetit.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në vijm të hetimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Risku”, shpallën në kërkim shtetasin N. S., 43 vjeç, banues në Tiranë, pronari i kamionit ku u gjetën rreth 350 kilogramë Cannabis Sativa, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin E. Q., drejtuesi i kamionit, i cili u arrestua më datë 27.02.2026, për të trafikuar në Greqi, lëndën narkotike që u gjet e fshehur në kamion. Punohet për kapjen e shtetasit N. S.”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Komente










