Gjirokastër,thellohet çarja e tokës te
pallati 5-katësh,gjeologët-banorëve:Ikni

Një pallat 5-katësh rrezikon të shembet në qytetin e Gjirokastrës. Ndërtesa ndodhet në lagjen ‘Punëtore’, ku çarja e tokës vijon të thellohet ditë pas dite. Gjeologët e kanë vlerësuar të rrezikshme situatën, duke iu bërë thirrje banorëve të braktisin pallatin.

“Sot natën kemi fjetur përjashta ndërsa dy fëmijët e mi kanë fjetur në makinë. Gjendja sa po vjen e po përkeqësohet,” tha një banor i pallatit të dëmtuar.

“Tërë djersa dhe puna na iku, është ulur 15 centimetra vendi erdhën gjeologët nga Tirana kanë që në orën 6 këtu të shikojmë se çfarë do të na thonë, ne presim ndihmës se çfarë do bëjnë,” shpjegoi një tjetër banor.

“Sot që në mëngjes ka ardhur grupi i ekspertëve kanë filluar për të analizuar gjendjen, nuk mund të marri asnjëri përsipër të japi rekomandime pa mbaruar studimi,” tregoi nënkryetari i bashkisë Gjirokastër Vangjel Muço.

“Rrëshqitja përbën rrezik për banorët sepse është në aktivitet, ne shikojmë se rrëshqitja ka avancuar. Nisur nga kjo problematik them se është emergjente, kemi marrë detyrën nga drejtori i përgjithshëm i shërbimit gjeologjik për të mbikëqyrur situatën, me urgjencë kemi filluar studimin dhe brenda 2-3 ditësh do të miratohet nga drejtoria e përgjithshme dhe është institucioni vendor që vendos se ku do të strehohen këta banor, është Bashkia Gjirokastër ajo që merr këto masa.

Sot bashkia duhet të marri masa për strehimin e banorëve për të dy pallatet që janë pranë rrezikut, ata nuk duhet të qëndrojnë në banesa ,”
tha përfaqësuesi i Drejtorisë së Gjeologjisë Gjirokastër.

Report Tv mësoi se gjeologët kanë shprehur rezervat e tyre për bazamentin e ndërtesës, e cila rrezikon jetën e shumë banorëve. Ata kanë dhënë zgjidhje për ndërtimin e një muri mbrojtës, pasi çarja e pallatit vë në rrezik dhe disa banesa të tjera private, që ndodhen aty pranë.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale