Gjirokastër, Timo Flloko në shtëpinë e Kadaresë: Teatrit t’i ruhen vlerat kulturore

GJIROKASTËR - Nga shtëpia e shkrimtarit të madh Ismail Kadare në Gjirokastër, regjisori dhe aktori i njohur Timo Flloko bëri thirrje që godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë t’i ruhen vlerat kulturore. 

Flloko u shpreh skeptik sa i takon projektit të ri, duke shtuar se ai nuk përçon vlerat arkitektonike të godinës së vjetër. Sipas tij, ndërtesës aktuale ku ndodhet Teatri duhet t’i ruhen në të ardhmen ato vlera që përçon sot.

"Jam prononcuar per teatrin, jam i mendimit që të ruhen vlerat kulturore, imazhi i atij teatri, ajo kujtese, ato breza që përfaqësojne figurat e shquara të Teatrit tonë Kombëtar. Po nga ana tjetër jam me idene nëse ai do ribëhet, duhet të ruajë arkitekturën e vet, pra ka nevojë te bëhet dhe të përsosen kushtet që t'i rezistojë kohës dhe të ardhmes". 

Timo Flloko, aktor
 

Aktori Timo Flloko promovoi në shtëpinë e Kadaresë në Gjirokastër librin e tij “Kërcim në bosht”. "Ndihem shumë i dëshiruar për të prekur këtë peizazh, i lumtur që takoj miq, shokë, kujtimet që kam ketu, është një ardhje në qytet magjik siç është Gjirokastra"

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Feti: 30/03/2018 15:46

    Kalo nga teatri i Gjirokastres te shohesh se qe ne hyrje do te pickoje gjarpri dhe ne kuinte do vdesesh nga mushkrite. O i mjeri ti qe e ke ne spango. Ne Gjirokaster u mbyll edhe lokali i Bujar Reckes ku luanin domino aktoret :)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni