Gjirokastër- Furnizonin me kokainë dhe hashash të gjitha qytetet e qarkut të Gjirokastrës, goditet grupi kriminal, arrestohen 5 persona të dyshuar.
Policia vendore konfirmoi sot se ka finalizuar operacionin e koduar “One by one”, duke kryer edhe sekuestrime të provave materiale, në kontrolle dhe ndalime që janë kryer në Gjirokastër, Përmet dhe në Këlcyrë.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: K. Ç., 24 vjeç, M. Xh., 28 vjeç, D. N., 35 vjeç, të tre banues në Këlcyrë, K. K., 33 vjeç dhe F. K., 40 vjeç (vëllezër), të dy banues në Gjirokastër.
Grupi me 5 persona, teksa po hetohet edhe për të tjerë të implikuar, akuzohet për shitje në doza të drogës në këto qytete. 2 prej tyre (vëllezër) posedonin në banesë, 3.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa, ndërsa 3 të tjerët u kapën në flagrancë me doza të lëndëve narkotike dhe me shuma parash të fituara nga shitja e tyre.
“Sekuestrohen doza të lëndëve kokainë dhe cannabis sativa, rreth 3.5 kg cannabis sativa, 37 900 lekë dhe 2 automjete”, njoftoi policia vendore.
Operacioni erdhi pas një hetimi me metoda proaktive, të kryer për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.
“Nga hetimet ka rezultuar se këta 5 shtetas, të organizuar si grup, shitnin doza të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në Gjirokastër, Përmet dhe në Këlcyrë. Lëndët narkotike siguroheshin kryesisht nga shtetasit K. K. dhe F. K. (vëllezër), të cilëve nga kontrolli në banesë, iu gjetën rreth 3.5 kilogramë cannabis. Ndërkaq, 3 të arrestuarit e tjerë u kapën në flagrancë me doza kokaine dhe kanabisi, si dhe me shumë parash, të përfituara nga shitja e dozave”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Hetimet e mëtejshme po i ndjek Prokuroria vendore.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
89.8%
-
Jo
6.2%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 3601
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rruga e varrezave në Këlcyrë si në mesjetë, 30 vite pa investim! Bashkia nuk ‘vë dorë’, banorët: Duhet ndërhyrë! Kryebashkiaku për REPORT TV: Prioritet më 2025
19 Janar, 16:50
-
Gjirokastër/ ‘Andromeda’ shkatërron grupin e shpërndarësve të drogës, 17 të arrestuar, mes tyre 1 doganier! Pezullohen 2 efektivë të Kakavijës (EMRAT+VIDEO)
19 Janar, 11:12
-
Itali/ Po shkëmbenin 1,1 kg kokainë, arrestohen 4 shqiptarët pranë stacionit të trenit! Tentuan të hidhnin drogën në rrugë dhe të arratiseshin
17 Janar, 20:03
-
Itali/ Trafikanti shqiptar me ‘ide gjeniale’, e fsheh kokainën në zilen e biçikletës! Nisi të dridhej prej nervozizmit dhe frikës kur iu afruan policët
17 Janar, 19:37
-
Gjirokastër/ Zjarr në një banesë, shkak dyshohet masa elektrike në aspiratorin e kuzhinës!
17 Janar, 19:13
-
Itali/ Shqiptari kapet me kokainë të fshehur në të brendshme, 20-vjeçarin e tradhtuan nervozizmi dhe 'shëtitjet' e shumta me makinë
17 Janar, 17:45
-
Gjirokastër/ Arrestohet ish-kryetari i komisionit për prokurimet publike në Bashkinë e Memaliajt! Akuzohet për abuzime me tenderat
17 Janar, 14:11
-
Itali/ Kishte shkuar si turist, 21-vjeçari shqiptar kapet duke shitur kokainë! Feneri i thyer i makinës e tradhtoi, droga e fshehur në çorape dhe frigorifer
16 Janar, 14:00
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Vlorë/ Iu gjet kokainë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 30-vjeçari
15 Janar, 13:04
-
Tiranë/ U kapën me kokainë në automjet gati për shitje, arrestohen dy persona! 35-vjeçari kishte thyer masën e arrestit shtëpiak (EMRAT)
15 Janar, 12:51