Gjirokastër/ Transportoi 2 emigrantë pakistanez drejt Kakavijës kundrejt përfitimit, në pranga 43 vjeçari

Një 43- vjeçar është vënë në pranga, në Gjirokastër, pasi u kap duke transportuar me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit dy emigrantë nga Pakistani.

Sipas policisë 43-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Stacioni 2". 

U kap në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 2 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 43-vjeçari.

Sekuestrohet 1 automjete, 3 celularë dhe një shumë parash.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informaciove të siguruara në rrugë policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Stacioni 2", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E. Rr., 43 vjeç, banues në Tiranë.

43-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në kryqëzimin e fshatit Dervician, duke transportuar me automjetin tip "Mercedes Benz", kundrejt fitimit, 2 emigrantë nga Pakistani, nga Tirana në drejtim të Sarandës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në cilësinë e provës materiale sekuestrohen 1 automjet, 3 celularë dhe një shumë parash.

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?