Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi po transportonin 87 pako me kanabis me automjet. Ata janë identifikuar si Sotir Rroshi, 39 vjeç, Fernando Toska, 37 vjeç dhe Maria Çaushi, 37 vjeçe.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në aksin nacional “Ersekë - Tre urat”, Përmet, automjetin tip “Volvo”, me drejtues Sotir Rroshin dhe pasagjere shtetasen Maria Çaushin. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura në vende të përshtatura, 87 pako të mbushura lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 70 kg.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin që drejtohej nga Fernando Toska, i cili kontrollonte rrugën, me qëllim për të sinjalizuar 2 shtetasit e tjerë, për prezencën e shërbimeve të Policisë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 70 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 2 automjete dhe 7 aparate celulare.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim.
A.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
37.9%
-
Jo
59.8%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 8554
Lajme të tjera
-
‘Arena’ e drogës në Koplik, plantacioni me 27 sera dhe 8 mijë rrënjë kanabisi, Gjykata e Shkodrës lë në ‘arrest shtëpie’ organizatorin: S'ka prova
31 Mars, 12:41
-
Tepelenë/ Plagosi bashkëshorten dhe më pas veten, arrestohet në spital 42-vjeçari
31 Mars, 08:48
-
Tepelenë, 42-vjeçari godet me thikë gruan në veshkë dhe pas veten në qafë! Çifti përfundon në spital, janë prindër të një fëmije me autizëm
30 Mars, 10:59
-
Kakavijë/ Mashtroi një shqiptar nga Kosova dhe i mori 9 mijë euro, në pranga 41-vjeçari nga Hondurasi, po ikte në Greqi
29 Mars, 15:01
-
Po transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, arrestohet 42-vjeçari në Gjirokastër
29 Mars, 12:17
-
U pikas nga autoritetet britanike si mbikqyrësi i fermave të kanabisit, arrestohet shqiptari! Manovra epike për t'i shpëtuar policisë (FOTO)
29 Mars, 11:30
-
VIDEO/ Tentoi të trafikonte drejt Greqisë një pako me kokainë, në pranga 64-vjeçari në Gjirokastër! E kishte fshehur te kroskoti
29 Mars, 10:10
-
Operacion anti-drogë në Malësi të Madhe, sekuestrohen 10 mijë rrënjë kanabis! Disa persona të shoqëruar
28 Mars, 21:30
-
Zbardhen lidhjet kriminale shqiptare në industrinë e kanabisit mjekësor në Maqedoninë e Veriut
28 Mars, 12:19
-
Zbardhen emrat e 7 kandidatëve për bashkitë e Gjirokastrës, rikandidojnë 5 prej kryetarëve aktualë
25 Mars, 21:29
-
Iu gjetën 44 750 euro të padeklaruara në çantë teksa kalonte kufirin në Kakavijë, në hetim 54-vjeçari
25 Mars, 14:12
-
Dy gjimnazistë që konsumojnë drogë flasin për Report Tv: E nisëm me shokët, na largon stresin! Një qese hashash e blejmë nga 5 deri në 10 mijë lekë të vjetra
23 Mars, 15:29