Gjirokastër, vendosin drogë në
makinën e Shefit të Krimit

Gjirokastër, vendosin drogë në <br />makinën e Shefit të Krimit
GJIROKASTER - Trafiku i marijuanës nga Lazarati në drejtime të ndryshme, ka prekur edhe strukturat drejtuese të Policisë së Gjirokastrës duke i implikuar ato në mënyrë të njëanshme. Trafikantë ende të pa identifikuar pjesë e trafikut të marijuanës kanë fshehur në bagazhin e automjetit të shefit të Policisë Kriminale të Gjirokastrës, një sasi prej 11 kg lëndë narkotike. Droga është gjetur nga vetë kreu i Policisë Kriminale Adriatik Logli, gjatë orëve të mbasdites së të dielës në momentet kur ky i fundit, ka hapur bagazhin e automjetit të tij tip Mercedez-Benz.

Një fakt të tillë e ka konfirmuar kreu i Policisë Kriminale për TV A1 Report i cili pranon se droga i është inkastruar qëllimisht në automjet shefit të Krimeve, për t’a implikuar në një vepër penale që mund t’i kushtonte karrierën. Ngjarja ka lidhje me detyrën që ushtronte Logli në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Gjirokastrës Gentijan Mullai, kreu i Policisë Kriminale, sapo ka konstatuar marijuanën në brendësi të mjetit të tij ka vënë në dijeni kreun e Policisë së Qarkut, atë të Komisarirtit të Policisë, kreun e SHKB, kryeprokurorin e Gjirokastrës, si dhe organet e hetimit. Këto të fundit brenda pak minutave kanë vepruar me shpejtësi për të gjetur prova që mund të çonin në ndonjë implikim të mundshëm të personave që janë burim i trafikut të drogës në Gjirokastër dhe më gjerë, ndërkohë që përjashtuan implikimin e mundshëm në këtë ngjarje të vetë shefit të krimeve Adriatik Logli. Ky i fundit vazhdon ende të ushtrojë funksionin e tij si drejtues i antikrimit në Gjirokastër dhe për organin e akuzës si dhe SHKB, ai është tërësisht jashtë rrethit të të dyshuarve, pasi raportoi në kohë, egzistencën e marijuanës në bagazhin e mjetit të tij.

E gjithë sasia e marijuanës prej 11 kg, qëndronte brenda një çante shpine ndërkohë që pakot me marijuanë, ishin paketuar në mënyrë të çrregullt. Sipas të dhënave fillestare të grupit hetimor i gjendur në vendngjarje në orët e vona të mbasdites së të dielës, mendohet se disa persona ende të paidentifikuar, kanë vepruar gjatë orëve të natës mes të shtunës dhe të dielës, duke depozituar në bagazhin e automjetit të Loglit, sasinë narkotike atëherë kur mjeti, ka qenë i parkuar në oborrin e shtëpisë së shefit të antikrimit të Gjirokastrës. "Këtë veprim kaq të guximshëm, vetëm lazaratasit mund ta kryejnë", është shprehur një prej oficerëve të Policisë Kriminale në Gjirokastër.

Grupi hetimor gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, rreth 70 metra larg shtëpisë private të Loglit, ka gjetur prova të pakundërshtueshme që kanë lidhje me ngjarjen. Këto prova ende të pa bëra publike kanë lidhje me autorët që kanë depozituar marijuanën në bagazhin e makinës së shefit të krimeve. Policia, po punon ndërkohë për zbulimin e autorëve që kanë dashur të implikojnë Loglin në këtë ngjarje pasi kanë lënë gjurmë të gishtërinjve dhe objekte të tjera që mund të sjellin shumë shpejt, identifikimin e tyre./gre.m/r.d.shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'