Zyra e financës së kompanisë së bulmetit 'Gjirofarm' është vjedhur gjatë natës.

Policia njofton se administratori i firmës së bulmetit 'Gjirofarm' që ndodhet në Bodisht, thotë se nga zyra e financës janë marrë një shumë parash.

Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se vjedhja është kryer pa thyerje të jashtme.

'Në orën 07:00, të datës 15.09.2021, administratori i një firme të përpunimit të bulmetit në fshatin Bodrisht, ka konstatuar se gjatë natës janë marrë nga zyra e financës një shumë parash. Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se vjedhja është kryer pa thyerje të jashtme. Po punohet intensivisht për të zbuluar mekanizmin e vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.- njofton policia.