GJIROKASTER- Kishte ardhur nga Greqia për të vajtuar burrin e vdekur disa kohë më parë, por ka rënë pre e grabitjes me dhunë. Ngjarja ndodhi në varrezat e fshatit Xarrë të Sarandës, ku Vasiliqi Puriqi, 65-vjeç, emigrante nga fshati Mursi, është dhunuar e grabitur nga dy adoleshentë.
Pasi e kanë goditur me grushte, grabitësit kanë arritur t’i marrin 65-vjeçares, 500 euro, 50.000 lek të reja, pasaportën si dhe sende të tjera personale. Emigrantja ka denoncuar ngjarjen në Komisariatin e Sarandës, ndërkohë që oficerët e krimeve kanë organizuar operacionin policor te koduar "Aliverta" duke arritur të zbardhin ngjarjen dhe të identifikojnë dy autorët.

Në pranga kanë rënë Kostandino Stefani dhe Kristaq Xhemalaj, dy 17-vjeçarë nga fshati Xarrë, të cilët akuzohen tashmë për veprën penale, “vjedhje me dhunë në bashkëpunim”. Policia ka arritur te gjeje edhe sendet e grabitura, te cilat ishin fshehur nga autoret ne fshatin Xarrë.
(sg/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com