Gjirokastër, vodhi Teqenë në
Lazarat në korrik, arrestohet autori

Gjirokastër, vodhi Teqenë në<br />Lazarat në korrik, arrestohet autori
GJIROKASTER - Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 23 vjeçar të akuzuar për vjedhjen e Teqesë së Baba Zenelit, ngjarje e ndodhur në korrik të këtij viti. Në prangat e policisë ka rënë Spiro Kotroci, 23 vjeç, banues në Gjirokastër.
 
Sipas policisë, pas hetimit të kryer në Teqenë e Lazaratit, janë siguruar provat shkencore ndaj autorit të vjedhjes, ndaj të cilit  Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, çka ka sjellë edhe arrestimin e 23 vjeçarit. Në njoftimin e policisë, theksohet se për këtë ngjarje në rrjetet sociale disa persona në Lazarat, kanë akuzuar autoritetet e rendit.
 
Ndërkaq, nga të dhënat e bluve të Gjirokastrës mësohet se Kotroci është autor i disa veprave të ndryshme penale. Sipas bluve të qytetit të gurtë, 23 vjeçari është i dënuar në mugesë me 6 muaj burg për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.
 
Gjithashtu ky person është autori i dyshuar për disa vjedhje automjetesh të ndodhura më parë. Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Largohen protestuesit e pakët, lirohet qarkullimi te Zogu i Zi

Largohen protestuesit e pakët, lirohet qarkullimi te Zogu i Zi