Gjirokastër/ Vrasësi i çiftit Ilia në Dropull, Gjykata lë në burg Thoma Mastoran

Gjirokastër/ Vrasësi i çiftit Ilia në Dropull, Gjykata lë në burg Thoma Mastoran

Thoma Mastora

GJIROKASTER- Gjykata e Gjirokastrës la në “arrest në burg” Ilia Mastorën, 69-vjeçarin i cili dyshohet se është autori i vrasjes brenda shtëpisë së tyre të çiftit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në Dropull, më 2 maj 2024

Në seancë, prokurorja Blerina Musabelli ofroi provat shkencore dhe gjyqtarja Mariola Beluli pranoi masën e kërkuar prej saj.

Gjykatën caktoi avokat kryesisht Jorgo Kasapin, i cili në seancë kundërshtoi akuzën dhe pretendoi se klienti i tij nuk ishte autor i krimit.

Prokurorja Musabelli kërkoi burg pa afat për Mastoran. Ndërsa avokati i vendosur nga shteti Jorgo Kasapi në seancë ka kundërshtuar akuzën duke thënë se Mastora është i pafajshëm pasi nuk ka qenë ai autori i krimit.

Megjithatë kjo s’ka mjaftuar për gjyqtaren Beluli, e cila dha masën e arrestit burg pa afat.

Sipas uniformave blu, shkak për vrasjen është bërë një konflikt i çastit që ka përshkallëzuar deri në përdorimin e sendeve të forta. Pasi i vrau më 2 maj 2024, Thoma Mastora u largua nga vendi i ngjarjes duke e lënë çiftin Kosta e Kleoniqi Ilia, 80 e 84 vjeç, të vdekur në banesë.

Tre ditë pas ngjarjes, policia zbardhi rrethanat e vrasjes së dyfishtë dhe arrestoi si autor, Thoma Mastora.

Ai është trajtuar 3 herë në spitalin psikiatrik në Vlorës. 69-vjeçari është nga Portëza e Fierit dhe i martuar në fshatin Bodrishtë në maj të vitit 1989. 

Me fillimin e ndryshimeve politike Thomai shkon në Greqi së bashku me gruan. Që të përfitonte dokumente greke ai merr mbiemrin e bashkëshortes Mastora. Dyshohet se e ka ndryshuar edhe emrin pasi më parë e ka pasur Petrit.

Ndaj tij rëndon akuza penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”, pasi në momentin e arrestimit i është gjetur një sasi municioni luftarak, si edhe mjeti më t cilin ka vrarë të moshuarit që është dërguar për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencor.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë