Sot të afërmit e ardhur nga Greqia dhe bashkëfshatarët në Bodrisht të Dropullit u dhanë lamtumirën e fundit çiftit të moshuar, Kosta dhe Kleoniqi Ilia. Ata do të perhen bashkë në një varr!
Burrë e grua u gjetën pa jetë në banesë mëngjesin e së enjtes. Çifti 80-vjeçar jetonte vetëm në Dropull, ndërsa sot në varrim ka ardhur vajza e birëruar e cila jeton në Athinë.
Rrethanat e vdekjes së Kosta dhe Kleoniqi Ilia janë ende të paqarta, fillimisht u dyshua për dhunë në familje, pasi banesa nuk ishte e thyer. Ndërsa disa orë pas krimit, policia u orientua drejt pistës së vrasjes.
Alarmi është dhënë mbrëmjen e 1 majit nga motra e viktimës, Kloeniqi Ilia. Pasi s’ka mundur të lidhet me motrën në telefon ajo ka njoftuar fqinjen. Mëngjesin e 2 Majit fqinja ka gjetur të pajetë çiftin. Kloeniqi Ilia në dhomën e gjumit me shenja dhune në trup, ndërsa Kosta Ilia me plagë në kokë në oborrin e shtëpisë.
Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, duke parë se nuk ka pasur hyrje me dhunë në banesë, policia ka pretenduar se mund të ketë ndodhur një sherr mes tyre, edhe pse të dy ishin të moshuar, përkatësisht burri 84-vjeç dhe gruaja 88-vjeçe. Po ashtu, nga kontrolli që ka kryer policia ka parë që Kosta kishte një shumë parash në xhep, meqënëse merrte pension në shtetin grek.
Por pas hetimeve intensive dhe pas kryerjes se autopsisë nga mjeket ligjore, policia ka ndryshuar pistën dhe ka ka kryer shoqërimet e para. Burime për Report TV thanë se mjekët ligjorë të mbërritur nga Tirana kanë provuar se plagët në trupat e dy të moshaurve janë shkaktuar nga sende të forta dhe mjete prerëse.
Janë 12 banorë të zonës të shoqëruar në komisariat, në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për krimin brutal. Policia nuk ka dhënë asnjë detaj mbi këta persona, ndërsa bëhet me dije se hetimet vijojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Policia e Gjirokastrës ndërkohë po hulumton për zbulimin e vrasësit/vrasësve si dhe gjetjen e armës apo armëve të ftohta, përdorur në krim.
R.D/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
3 Prill, 11:51
Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?
-
Shumë
32.5%
-
Pak
50.9%
-
Nuk e di
16.7%
Vota total: 881
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Shpëtova nga plumbi’, rrëfimi i dhimbshëm i nënës me 3 vajza! Jeta në skamje pas divorcit: Zoti e di si jetojmë
4 Prill, 16:16
-
Gjirokastër/ Po kthehej nga Greqia, prangoset në Kakavijë i dënuari për mashtrim! Kërkohej nga Tirana
2 Prill, 15:25
-
Kakavijë/ Po trafikonin 60 pako me kanabis drejt Greqisë, arrestohet çifti i dyshuar në kufi! E kishin fshehur në shasinë e makinës, qeni antidrogë ua zbuloi (EMRAT+VIDEO)
31 Mars, 15:27
-
Lazaratasit i druhen vendimit për kanabisin mjekësor: I futën në burg djemtë tanë, tani duan të kthejnë drogën! Administratori: Sjell punë e të ardhura
30 Mars, 20:08
-
Protestë në Memaliaj/ Era rrëzon shtyllat, 3 mijë banorë një javë pa drita: OSHEE nuk përgjigjet për defektet, faturat i paguajmë
28 Mars, 16:11
-
Dropull/ Makina merr flakë në ecje në Gjirokastër-Kakavijë, shoferi shpëton për mrekulli! Ja shkaku i dyshuar sipas Policisë
25 Mars, 19:05
-
Rikonstruktohet shkolla “Avni Rustemi” në Tepelenë! Klasa të reja, laboratorë e terrene sportive moderne
25 Mars, 07:30
-
Gjirokastër/ 3 turistë grekë humbën rrugën gjatë eksplorimit në malin e Priskës, shpëtohen nga policia
24 Mars, 22:01
-
Rama viziton fabrikën e vajit të ullirit në Memaliaj! Qytetari: Bashës desh i rashë me shpullë, s’më jepte lekët! Kryeministri e ironizon: O Lul, ku i çove lekët? S’ka fytyrë për shpulla ai (VIDEO)
24 Mars, 20:15
-
Rama inspekton sheshin e ri 'Çerçiz Topulli’ në Gjirokastër: Ky i ka hije Çeços dhe gjirokastritëve! Në funksion të plotë, parkim nëntokësor e identitet arkitektonik (VIDEO)
24 Mars, 17:06
-
Kryeministri Rama inspekton kantierin e ndërtimit të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, në shërbim të 60 mijë banorëve të qarkut
24 Mars, 16:29
-
Rama nga Gjirokastra u kërkon votën demokratëve: T’i japim mesazh Brukselit se duam të integrohemi në BE! Vetëm PS e realizon, mund ta bënte Luli por e zë gjumi (VIDEO)
24 Mars, 13:54