GJIROKASTËR- Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Picar të Gjirokastrës.

Siç shihet nga fotot e sjella nga gazetari i Report Tv, Piro Nase, përmasat e zjarrit janë të mëdha dhe nga raportimet mësohet se po rrezikohet edhe një objekt kulti i fesë Bektashiane. Në vendngjarje kanë mbërritur 2 grupe zjarrfikësish të cilët po bëjnë të mundur vënien në kontroll të flakëve, për të mos rrezikuar edhe banesat aty pranë.

Ndërkohë, po ditën e sotme, një kodër ullishte në fshatin Ruzhdije , të Patosit u përfshi nga flakët ku u dogjën disa rrënjë ulliri. Në të dyja rastet ende nuk dihen shkaqet.

1564345844_WhatsAppImage20190728at22.22.07.jpg

Foto nga zjarri në një banesë në Picar të Gjirokastrës