PATOS- Një kodër me ullishte është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në fshatin Ruzhdije të Patosit.
Mësohet se të ndihmuar nga era, flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi, duke vënë në rrezik edhe banesat që janë aty pranë. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrin, e ndërsa gazetari i Report Tv Kristaq Thano sjell video nga vendi i ngjarjes, ku shihet se një pjesë e mirë e ullishteve janë shkrumbuar nga zjarri.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, ku po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve. Në një prononcim për Report Tv, shefi i zjarrfikëses, Alket Halimi, zjarri po vihet në kontroll, për të mos prekur banesat aty pranë.

Banesa e rrezikuar nga flakët
B.K./Shqiptarja.comKomente

