Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në fshatin Mashkullorë duke shkrumbuar rreth 200 pemë lajthi. Zjarri ishte vendosur qëllimisht nga një fermer për të djegur mbeturinat e lëna nga lëndët drusore dhe më pas është përhapur duke djegur 200 pemë në fushën e këtij fshati.
Report Tv ka mësuar se zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve. Nuk ka të dhëna të tjera për situatën.
Komento
Komente

A ore fundërrinë fshatari ore neandërtal fundërrinë... Kush na i la peshqesh keta fundërrina, që u djegtë me gjith soj e sorrollop! Baj gë!
Përgjigju