Gjirokastër/ Zjarri djeg tërësisht banesën në Dropull, zjarrfikësit shmangin përhapjen e flakëve në ndërtesat e tjera (VIDEO)

Gjirokastër- Digjet plotësisht një banesë në fshatin Dervician të Bashkisë së Dropullit, në Gjirokastër.

Në vendngjarje ka shkuar një automjet zjarrfikës dhe pavarësisht përpjekjeve të shumta, zjarri kishte marrë përmasa dhe rrezikonte banesat përreth saj.

Vatra u shfaq gjatë orëve të natës. U kërkua për të ardhur në ndihmë edhe automjeti i dytë zjarrfikës autobot, me dy efektivë të tjerë. Pasi u luftua me flakët dhe u izolua zjarri, u shmang edhe përfshirja e banesave të tjera.

Banesa është në pronësi të Grigor Çurit, familja e të cilit tashmë mbetet në qiell të hapur, pasi objekti u dogj plotësisht në një orë dhe dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Policia vendore po heton për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut